Analiza e BBC: Çfarë zbuluan bisedimet e fundit për Ukrainën mbi gjendjen mendore të Putin

Nga Steve Rosenberg – Redaktor i BBC për Rusinë
Raundi i fundit i diplomacisë për Ukrainën ka ofruar disa shenja të qarta për gjendjen e mendjes dhe qëllimet e presidentit rus, Vladimir Putin. Ajo që del në pah është se ai nuk është ende gati të nënshkruajë një marrëveshje paqeje, të paktën jo tani dhe sigurisht jo mbi bazën e propozimeve aktuale.
Pas pesë orësh bisedimesh në Moskë mes Putin-it, të dërguarit amerikan, Steve Witkoff dhe këshilltarit të Donald Trump, Jared Kushner, këshilltari për politikën e jashtme i Kremlinit, Yuri Ushakov, deklaroi: “Nuk është gjetur asnjë version kompromisi”.
Kjo mungesë kompromisi nuk është surprizë, duke pasur parasysh retorikën e ashpër të Putin-it ditët e fundit. Ai ka quajtur drejtuesit ukrainas një “juntë hajdute”, ka akuzuar europianët për sabotim të përpjekjeve për paqe dhe ka këmbëngulur se Rusia mban iniciativën në fushën e betejës.
Televizioni shtetëror rus e ka shfaqur disa herë Putin-in të veshur me uniformë ushtarake, duke studiuar hartat e vijës së frontit dhe duke shpallur përparime ushtarake që Ukraina dhe vëzhguesit ndërkombëtarë i kanë mohuar.
Pas gati katër vitesh pushtimi të plotë të Ukrainës nga Rusia, pavarësisht humbjeve të mëdha dhe goditjes që ka marrë ekonomia ruse, Putin-i duket i bindur se është në rrugën e fitores dhe se ky nuk është momenti për t’u ndalur. Ose, të paktën, këtë kërkon t’i bëjë Perëndimit të besojë: Se asgjë nuk mund ta ndalë në arritjen e objektivave të tij.
E kam thënë dhe më parë, shpesh Putin më kujton një makinë pa frena, pa timon dhe pa marsh të prapambetur, një automjet që vrapon me shpejtësi në autostradë, pa mundësi devijimi. Edhe sot, pas katër vitesh lufte, nuk ka asnjë shenjë që “Putin-mobili” po ndalet apo po ndryshon drejtim.
Ai dëshiron që kundërshtarët e tij të besojnë se askush nuk mund ta detyrojë të ndryshojë kursin: As liderët europianë, as administrata e Trump-it, as presidenti Zelensky.
Por makinat kanë nevojë për karburant. E po kështu, luftërat kanë nevojë për para. Për momentin, pavarësisht sanksioneve ndërkombëtare, qeveria ruse arrin ende të financojë “operacionin special ushtarak”, luftën kundër Ukrainës. Megjithatë, presionet ekonomike po rriten: të ardhurat nga nafta dhe gazi janë në rënie, ndërsa deficiti buxhetor po rritet.
Edhe vetë Putini ka pranuar problemet, duke folur për “pabalanca” në ekonomi.
“Në disa sektorë, prodhimi jo vetëm që nuk është rritur këtë vit, por madje ka rënë. “A jemi të kënaqur me këto trende? Jo”, tha ai.
Pyetja e madhe mbetet: Në ç’pikë, nëse ndodh, shqetësimet ekonomike do të fillojnë të ndikojnë llogaritjet e Kremlinit në fushën e betejës?
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
