Zjarri "përpin" Belishovën prej një jave, flakët dalin jashtë kontrollit

19 Korrik 2025, 09:41 / AKTUALITET ALFA PRESS

Zjarri "përpin" Belishovën prej një jave, flakët

Që në orët e para të mëngjesit të sotëm, 30 trupa të ushtrisë i janë bashkuar operacionit për neutralizimin e flakëve në Belishovë të Mallakastrës.

Shërbimet zjarrfikëse, efektivët e emergjencës civile dhe të policisë bashkiake po vijojnë pa ndërprerje punën, ndërsa flakët në mëngjesin e sotëm janë me intensitet më të ulët.

Ende nuk është bërë një vlerësim zyrtar i situatës për të kërkuar ndërhyrje nga ajri.

Zjarri është në ditën e gjashtë, duke nisur fillimisht në masivin pyjor të Drenovës, më pas është përhapur në kodrat e Gorishovës, ku u dogjën dhjetëra rrënjë ullinj, për të përfunduar në Belishovë, ku mbrëmjen e djeshme flakët dolën jashtë kontrollit.

 

Po ndodh...