VIDEO/ Zjarr te fusha e mbetjeve të inceneratorit të Elbasanit, rrezik për katastrofë mjedisore
17 Korrik 2024, 10:03 / AKTUALITET

Gjatë mëngjesit të sotëm fusha e mbetjeve në inceneratorin e Elbasanit u përfshi nga flakët duke shkaktuar shtëllunga tymi dhe rrezik për një katastrofë mjedisore në zonën përreth e cila është e banuar nga qindra familje.
Vatra e zjarrit duket mjaft aktive dhe burime zyrtare bënë me dije se po punohet nga forcat e shërbimit zjarrfikës për izolimin e saj.
Për momentin nuk janë të qarta shkaqet e rënies së zjarrit, por dyshohet se mbizotërimi i temperaturave mjaft të larta është shakatari kryesor.
Duke qenë se prej kohësh procesi i ndarjes dhe djegies nuk ashte kryer, fusha e plehrave është e tejmbushur duke u kthyer në katastrofë mjedisore për Elbasanin.
-
Çfarë pritet të ndodhë? Grupi Parlamentar i PD mblidhet në mesditë
17 Korrik, 09:54
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

