Zjarr në ambientet e Bashkisë së Vorës, shkak bëhet shkëndija elektrike në paketën e matësve
19 Shkurt 2026, 16:44 / AKTUALITET

Një shkëndijë elektrike në paketën e matësve dyshohet të jetë bërë shkak për rënien e zjarrit brenda godinës së Bashkisë së Vorës.
Në çastin e rënies së zjarrit kanë qenë brenda godinës edhe disa nëpunës të Bashkisë Vorë, të cilët mësohet se kanë njoftuar menjëherë shërbimet zjarrfikse.
Burime nga vendngjarja bëjnë të ditur për News24, se zjarri është nën kontroll. Po ashtu shërbimet e Komisariatit Nr. 7 po kryejnë procedurat për dokumentimin dhe zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.
Gjithashtu, kujtojmë se Bashkia Vorë që prej rënies së tërmetit në vitin 2019 i ka zhvendosur zyrat në këtë godinë provizore, për shkak se objekti tjetër pësoi dëme të konsiderueshme.
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
Nga Blendi Kajsiu
ide
Leksioni hungarez dhe 4 mesazhe për estabilishmentin politik në Shqipëri
Nga Kreshnik Spahiu
Viktor Orbani diktator?
Nga Indrit Vokshi
Pse nuk duhet besuar Kryeministri kur flet për rritjen ekonomike !
Nga Irena Beqiraj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128