Dalin detaje të reja për vdekjen e vajzës nga Kenia, shoqërohet një tjetër punonjës i kazinosë

Zbulohen të tjera detaje rreth hetimit për dhunimin me pasojë vdekjen e 22-vjeçares keniane Joy Aoko, ngjarje e ndodhur në Gushtin e vitit 2022.
Gazetarja e Klan News Glidona Daci ka mësuar se Prokuroria e Tiranës ka identifikuar nga kamerat e sigurisë një punonjës të kazinosë ku punonte 22-vjeçarja, i cili është shtuar në listën e të dyshuarve.
Sipas gazetares Daci, gjatë marrjes në pyetje ai ka pranuar se e ka shoqëruar disa herë Joy Aokon në banesën ku ajo qëndronte.
Ky punonjës ka pohuar gjithashtu se një natë është ngjitur bashkë me 22-vjeçaren në banesën ku ajo qëndronte. Polica e ka identifikuar këtë punonjës nëpërmjet kamerave të sigurisë së një ambasade, duke lëvizur me scuter.
Ai ka pranuar se më herët ka lëvizur me biçikletë ndërsa kohët e fundit para se të ndodhte ngjarja kishte blerë scuterin. Por sa i përket dhunimit me pasojë vdekjen e 22-vjeçares keniane, nuk ka ende asnjë person të arrestuar. /tvklan.al
-
-
Paraqitet në SPAK bashkëpunëtori i Fredi Belerit, Pandeli Kokaveshi
6 Qershor, 11:48 -
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



