Zbardhja e vrasjeve të bujshme! Shkon në 20 numri i personave të arrestuar, mes tyre edhe e dashura e Laert Haxhiut

28 Shtator 2023, 09:24 / AKTUALITET ALFA PRESS

Zbardhja e vrasjeve të bujshme! Shkon në 20 numri i personave të
Artan Tafani është bërë i penduar i drejtësisë dhe ka zbardhur 6 vrasje. Pas zbardhjes së këtyre ngjarjeve, raportohet se janë vënë në pranga mbi 20 persona, por ende nuk bëhen të ditur identitetet e tyre. 

Mes personave të arrestuar janë dhe anëtarë të familjes Xhahysa në Peqin. 

Mes të arrestuarve është edhe 27-vjeçarja Klea Gjata, nga Lushnja, që sipas 'Oraneës' është e dashura e Laert Haxhisë. Ky i fundit është shpallur në kërkim, veç dy masave të tjera të sigurimit me “arrest në burg” për ekzekutimin e Besnik Hidës dhe Jurgen Hoxhës e Zamir Latifit.

Pritet që kjo dosje e regjistruar në Elbasan për “Vrasje me paramendim”, kryer në formën e “Grupit të Strukturuar Kriminal”, ti kalojë për hetime të mëtejshme prokurorisë së posaçme SPAK.

Si u zbardhën 6 vrasjet e bujshme?

Artan Tafani, 39-vjeçari i arrestuar 4 ditë më parë, pasi ishte në kërkim për vjedhjen në një 'Exchange', ka pranuar të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë duke zbërthyer 20 ngjarje të rënda kriminale, mes tyre dhe 6 vrasje. 39-vjeçari, i cili rezulton të jetë pjesë e bandës kriminale të Laert Haxhiut, në Lushnjë, ka zbuluar se dy prej vrasjeve të zbardhura kanë ndodhur në Greqi ndërsa 4 të tjerat kanë ndodhur në Elbasan Korçë, Lushnje, Tepelenë.

6 vrasjet e bujshme janë: Çajup Selimi, Alban Semaku, Albi Bashaliu, Lulzim Qorri, Fridmand Xhaferraj, Dikens Halili.

Pas zbardhjes, Policia ka nisur një operacion, i cili është shtrirë në disa qytete të vendit. Deri tani janë firmosur 15 urdhër-arreste me vendim gjykate, nga të cilat janë ekzekutuar 5 prej tyre.

 

Po ndodh...

ide