Vrasja në Pogradec, të njohurit: Egli, sa djalë i urtë, i qetë, edhe shakatë i kishte të pakta!
Pas ngjarjes së rëndë në Pogradec ku mbeti i vrarë 42-vjeçari Egli Proga nga autori i dyshuar Denis Meçe 29 vjeç, flasin të njohurit e të ndjerit në vendin ku ai punonte. Ata u shprehën se viktima ishte tip i qetë dhe nuk ka pasur kurrë konflikte as me ta dhe as me njerëz të tjerë.
"Këtu kam shumë vite dhe me Eglin kam 9 vite punë. Marrim kafet, merrte një gjë, më jepte një gjë. Në komunikim ishte shumë i qetë, s’e kam parë të zihet me njeri, as të ngatërrohet. Edhe komunikimin me të atin e kishte me zë të ulët, shumë qetë.
Atë pasdite unë ika, më duhej oferta se më doli punë të merrja djalin. I kërkova Eglit a e bëri ofertën. Më tha jo dhe bëmë shaka; i thashë po bëhesh si mua. Dola te dera e po rrija, ishte duke kaluar aty dhe e pyeta ç’po bën.
Edhe shakatë i kishte të vogla, të pakta, nuk fliste shumë. Ka rastisur që më sillte kafe, edhe motra thoshte sa djalë i mirë. Kur ika, e lashë mirë, ishte i ati aty, po mbase është larguar për të marrë fëmijët. Shumë djalë i urtë, shumë i qetë. Ngjarjen e mora vesh ditën tjetër kur erdha në punë. Pashë në telefon që kishin hedhur për ngjarjen."
Doktor Fisheri dhe Doktor Penxhereja
ide
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128