I qetë teksa ecën para një shitorje/ Momentet e fundit të Eglantin Proga para se të rrihej për vdekje nga 29 vjeçari
Pamjet që shihni tregojnë momentin pak pas sherrit që i mori jetën 42-vjeçarit Eglantin Proga.
Në video dalin pamjet që tregojnë momentet e fundit të jetës së babait të dy fëmijëve, i cili u gjet pa ndenja në rrugë nga kalimtarët e rastit, ndërsa humbi jetën në spital.
Ngjarja ndodhi pasditen e të shtunës në Pogradec.
Sipas hetimeve, Eglantin Proga u dhunua nga 29-vjeçari Denis Meçe, ku dëmtimet në trup i shkaktuan atij vdekjen.
Proga, pas sherrit me të riun, ka mbyllur lokalin e tij dhe ka ecur përgjatë rrugës që shihet në pamje, ndërsa shfaqet duke ecur gati përhumbur.
Teksa si fillim u tha se kishte dyshime që personi në fjalë kishte qenë i dehur dhe kishte rënë përtokë pa ndjenja, një ditë më vonë u zbulua se ai ishte dhunuar.
Aktualisht pas hekurave ndodhet 29-vjeçari dhe tre persona të tjerë, Voltan Shulku, 40 vjeç, Arian Manellari, 55 vjeç, dhe Leonidha Guçe, 47 vjeç, për veprat penale “Moskallzim krimi”, dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Doktor Fisheri dhe Doktor Penxhereja
ide
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128