Vodhi para në dy lokale, arrestohet 41-vjeçari në Elbasan

24 Shkurt 2024, 15:18 / AKTUALITET ALFA PRESS

Vodhi para në dy lokale, arrestohet 41-vjeçari në Elbasan
Një 41-vjeçar ka rënë në prangat e policisë i kërkuar për vjedhje. I arrestuari gjatë muajit shkurt, vodhi në 2 lokale në lagjen “Haxhias”. Si rezultat i hetimeve të kryera në kuadër të planit operacional “Sundimi i ligjit”, me qëllim zbardhjen e vjedhjeve në 2 lokale në lagjen “Haxhias”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan identifikuan, kapën dhe arrestuan autorin e dyshuar, shtetasin A. A., 41 vjeç, banues në Elbasan.

NJOFTIMI I POLICSË

Gjatë muajit shkurt, vodhi në 2 lokale në lagjen "Haxhias", identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 41-vjeçari.

I arrestuari, me precedent të mëparshëm për të njëjtin krim.

Si rezultat i hetimeve të kryera në kuadër të planit operacional "Sundimi i ligjit", me qëllim zbardhjen e vjedhjeve në 2 lokale në lagjen "Haxhias", specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan identifikuan, kapën dhe arrestuan autorin e dyshuar, shtetasin A. A., 41 vjeç, banues në Elbasan.

Gjatë muajit shkurt 2024, 41-vjeçari dyshohet se ka vjedhur një shumë parash dhe pajisje, në këto 2 lokale.

Ndërkohë, vijon puna për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

 

Po ndodh...