Vlorë/ Makina përplas çiftin e bashkëshortëve dhe vajzën 3-vjeçare

11 Dhjetor 2024, 16:55 / AKTUALITET ALFA PRESS

Vlorë/ Makina përplas çiftin e bashkëshortëve dhe

Një aksident rrugor ka ndodhur sot në qytetin e Vlorës. Një makinë tip Benz ka përplasur një çift bashkëshortësh me vajzën e tyre 3 vjeçare teksa po lëviznin me motor në lagjen 29 Nëntori, pranë shkollës së naftës.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se drejtuesi i motorit ka marrë dëmtime në krah, ndërsa vajza e vogël dhe bashkëshortja e tij janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Raportohet se fillimisht drejtuesi i mjetit u largua nga vendi i ngjarjes, por pas disa minutash është kthyer  përsëri dhe është shoqëruar në Komisariatin e Vlorës.

Ambulanca ka mbërritur 20 minuta më vonë në vendin e ngjarjes.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

 

Po ndodh...