Vdiq me thikë në zemër, shokët e Martin Canit: Ishte futbollist i mirë, i thashë të mos zihej

19 Nëntor 2024, 21:29 / AKTUALITET ALFA PRESS

Vdiq me thikë në zemër, shokët e Martin Canit: Ishte

Para ndeshjes me Ukrainën në "Air Albania", për gazetarin Ernest Koçi të Report TV folën edhe dy shokët e Martin Canit, 14-vjeçarit që ishte pjesë e Dinamo U-15 dhe mbeti i vrarë me thikë në zemër pas një sherri mes adoleshentëve në Tiranë.

"E kam pasur shok lagjeje, ishte shumë djalë i mirë, rrija në lagje. Ishte djalë që rrinte me shokët dhe nuk ngacmonte njerëzit. Ishte një futbollist shumë i mirë, luante mirë", tha një prej shokëve të Canit.

"Ishte djali më i mirë. Ai foli në telefon me një shok, e priste pasdite, por pastaj nuk e hapi më telefonin. I thashë të mos zihej, shkoi të hënën dhe...", tregoi një tjetër shok i Martinit 14-vjeçar.

 

 

Po ndodh...

ide