U plagos me thikë nga bashkëmoshatari në Durrës, humb jetën 15-vjeçari

Ka humbur jetën 15-vjeçari që u plagos me thikë disa ditë më parë nga një bashkëmoshatar në Durrës.
Adoleshenti kishte mbetur i plagosur në zemër pas një debati banal që nisi në rrjetet sociale, ndërsa u sulmua me thikë nga një moshatar i tij pranë shkollës “Dom Nikollë Kaçorri”.
Ngjarja ndodhi në rrugën “Laguna e Karavastasë” në zonën e ish-Kënetës në Durrës, ku pas zënkës në rrjetet sociale adoleshentët kanë lënë takim me njëri-tjetrin me pretendimin për t’u sqaruar.
Mësohet se dy adoleshentët kanë shkuar në vendin e takimit bashkë me shokë të tjerë dhe pas debateve me tone të ashpra janë përleshur fizikisht mes tyre, si dhe kanë përdorur sende të forta.
Gjatë konfliktit 14-vjeçari me inicialet M.K., qëlloi 4 herë me thikë 15-vjeçarin.
Ndërkoi para grupit hetimir 14-vjeçari ka deklaruar se donte ta frikësonte, pasi sipas tij i ndjeri e kishte sharë.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
