
Si ishte nata e parë në burg për Vangjush Dakon?

Nata e parë e Vangjush Dakos në qeli ka kaluar e qetë. Mbrëmja e 6 qershorit duke u gdhirë 7 qershori, ishte nata e parë në qeli, për ish kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako, i arrestuar me urdhër të SPAK për akuzën e shpërdorimit të detyrës në dy raste. Sipas Report TV në orët e vona të mbrëmjes së djeshme ai është larguar nga ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës ku ishte vendosur prej pasdites së djeshme kur u arrestua, për tu vendosur te Blloku i Sigurisë në rrugën "Mine Peza" në pritje për të dalë për masë sigurie në Gjykatë.
Ndërkohë mësohet se deri tani janë ekzekutuar 5 nga 10 urdhra arrestet e nxjerra nga prokurori dhe Sotir Kllapit dhe firmosur paraditen e 6 qershorit 2023, nga gjyqtari i GJKKO-së Erion Bani. Në orët e vona të mbrëmjes është vetëdorëzuar edhe një grua.
Ndaj Vangjush Dakos, 4 ish zyrtarëve të Drejtorisë së urbanistikës së Bashkisë së Durrësit, dhe ish Drejtorin Adhurim Qehajaj, pronarin e një kompanie ndërtimi, Fiqiri Farruku, është firmosur masa e sigurisë "arrest me burg", ndërsa për tre nëpunëse gra është vendosur masa e ‘arrest shtëpie’.
Deri tani janë firmosur urdhërarrestet për:
Vangjush Dako, ish kryebashkiaku (arrest me burg)
Adnand Tocila (arrest shtëpie)
Adhurim Qehajaj ish drejtori i Urbanistikës (arrest me burg)
Fiqiri Farruku, ndërtuesi i pallatit (arrest me burg)
Akuzat që rëndojnë mbi Dakon
Rasti i parë i shpërdorimit të detyrës ka të bëjë me dhënien e një leje ndërtimi në 2011 për një pallat, në lagjen nr 5,në qendër të Durrësit dhe që u dëmtua nga tërmeti i 2019. Pasi janë kryer verifikime SPAK dyshon se pallati kishte 4 kate pa leje dhe legalizimi i godinës është kryer në shkelje të ligjit. Leja është zbardhur dy vite me vonesë dhe legalizimi përfshiu dhe katet shtesë.
Kallëzimi për pallatin është bërë nga 46 banorët të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, një vit më pas. Së bashku me avokatin mbrojtës ata ngritën një sërë akuzash për ish kryebashkiakun si dhe zyrtarë të tjerë të Bashkisë së Durrësit.
Rasti i dytë i shpërdorimit të detyrës ka të bëje me një kallëzim për tenderin e shëtitores që sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit dëmi llogaritej në 18 milionë lekë. Tenderi bëhet fjalë se është realizuar në vitin 2014 - 2015, me vlerë 22 mln lekë.
Ish kryebashkiaku së bashku me personat e tjerë të arrestuar janë marrë në pyetje nga SPAK në fazën hetimore. Dako ka qendruar mbi tre orë duke dhënë shpjegime para oficereve te byrosë kombëtare të hetimit.
Avokati i Dakos, Petrit Ismaili, e cilësoi si të panevojshëm arrestin me burg për ish kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako. Mes të tjerash, Ismaili tha se për arresëtimin e Dakos SPAK po përballet me një trysni nga ana e mediave dhe e ndërkombëtarëve.
Pse tek blloku i sigurisë në rrugën “Mine Peza”?
Prej disa muajsh Drejtoria Vendore e Policisë së Tiranës dhe komisariatet nënvarësi muk mbajnë në qelitë e paraburgimit asnjë person që është me statusin e shoqërimit por dërgohen tek blloku i sigurisë. Kjo procedurë është ndjekur edhe për Vangjush Dakon
"Non grata" dhe përgjimet
Në korrik të 2019 Departamenti Amerikan i Shtetit shpalli non grata Vangjush Dakon. Ish-kryebashkiaku ka qenë disa herë i akuzuar nga opozita për përfshirje në tjetërsimin e rezultatit të zgjedhjeve në qarkun e Durrësit. Emri i Dakos doli dhe në disa përgjime të realizuara nga Prokuroria lidhur me zgjedhjet parlamentare të viti 2017, ku anëtarët e një grupi kriminal, të vëllezërve Avduli u përfshinë në blerje votash në favor të Partisë Socialiste. Prokuroria ka njoftuar hetime ndaj tij për tjetërsimin e votave në vitin 2017 por ende nuk është bërë me dije një vendimarrje në lidhje me këtë rast.
-
Si “pastroi” 250 milionë euro mafia shqiptare e drogës
7 Qershor, 11:44 -
-

Pse kuksianët dhe demokratët e degjeneruan "me shpulla" opozitën Berisha-Bardhi!
ide

Bashkë Fitojmë… apo Bashkë Humbisni?!

Edi Rama, minues i demokracisë dhe i korruptuar

Të vërtetat që nxori në pah rasti ‘McGonigal’
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128