Shoferi humb kontrollin e mjetit dhe përfundon jashtë rrugës, plagosen 5 persona
4 Prill 2025, 18:04 / AKTUALITET

Shoferi i një makinë dhe 4 pasagjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti në aksin rrugor Milot- Laç.
Policia thotë se shoferi humbi kontrollin mbi drejtimin e mjetit, duke përfunduar jashtë rrugës.
Të plagosurit për fat të mirë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Rreth orës 16:30, në aksin rrugor Milot – Laç, automjeti që drejtohej nga shtetasi N.A. ka dalë nga rruga. Si pasojë, është lënduar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerët D.A., E.A., A.A. dhe L.A., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


