Shiste doza kokaine nga tualeti i një lokali, policia italiane arreston 27-vjeçarin shqiptar
4 Prill 2025, 19:29 / AKTUALITET

Policia italiane arrestoi një 27-vjeçar shqiptar për posedim të lëndëve narkotike dhe më pas shitjen, të cilën e bëntë nga tualeti i një lokali.
I riu shqiptar kalonte disa orë në ditë brenda lokalit, duke përdorur banjën për të fshehur dozat e lëndës narkotike në pragun e jashtëm të dritares. Dozat u jepeshin më pas konsumatorëve brenda lokalit.
Ditët e fundit, efektivët e kapën në flagrancë teksa i jepte një dozë kokaine një klienti. Nga kontrolli i mëpasshëm u zbuluan edhe 19 doza të tjera. Drejtuesi i lokalit nuk ka marrë masat e nevojshme për ndalimin e veprimtarive kriminale në ambientet e tij dhe iu pezulluar licenca.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


