Shisnin kokainë dhe heroinë në Tiranë, arrestohen dy persona. Sekuestrohet lënda narkotike dhe paratë e përfituara

Dy persona janë vënë në pranga në Tiranë, pasi shisnin në doza kokainë dhe heroinë.
Si rezultat i tij u bë arrestimi i shtetasve B. K., 42 vjeç, dhe E. Gj., 36 vjeç, banues në Tiranë. Gatë kontrollit fizik të shtetasit E. Gj., shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe heroinë, të cilën e kishte blerë nga shtetasi B. K. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit B. K., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan sasi lënde narkotike heroinë, të ndarë në doza gati për shitje dhe shumë parash, të dyshuara të përftuara nga shitja e lëndës narkotike.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, dhe ato të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “Tempulli 2”, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Flash”.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi B. K., pasi siguronte lëndën narkotike, e ndante atë në doza të cilat i shiste më pas, në zona të ndryshme. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



