Sherri me thika në Shkodër, Alfapress.al publikon videon, pamjet e rënda

12 Dhjetor 2025, 13:57 / AKTUALITET ALFA PRESS

Sherri me thika në Shkodër, Alfapress.al publikon videon, pamjet e

Alfapress.al siguron në mënyrë ekskluzive pamjet e momentit kur ndodh konflikti i dhunshëm mes disa të miturve në qytetin e Shkodrës, ku sipas policisë tre prej tyre mbetën të plagosur me thikë dhe u dërguan në spital, por jashtë rrezikut për jetën. 

Në video e siguruar nga gazetarët tanë, duket mënyra se si grupi i të rinjve përfshihet në një përleshje të shpejtë, duke përdorur mjete të mprehta. Konflikti, ende nën hetim nga autoritetet, kapet pikërisht në momentin kur tensioni rritet dhe disa prej tyre godasin njëri-tjetrin. 

Policia lokale ka deklaruar se sherri ka nisur mes tre personave, dy prej të cilëve janë vëllezër. Të tre personat që u plagosën morën trajtim mjekësor në spitalin e Shkodrës dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën. Hetimet janë ende në zhvillim për të sqaruar shkaqet që çuan në përleshje dhe moshat e të gjithë të përfshirëve. 

VIDEO

Po ndodh...

ide