Rreth 1 muaj nga vrasja e Martin Canit, gazetari Bushkola: Familjes mund t’i kenë lindur dyshime për shkak të deklaratave kontradiktore të Policisë

Rreth 1 muaj më parë 14-vjeçari Martin Cani u vra me thikë nga një bashkëmoshatar i tij, ndërsa i plagosur mbeti Luis Meçja, shoku i viktimës. Prindërit e Martinit, Engjëll dhe Floriana Cani, përmes një letre të hapur, që ia drejtojnë edhe Ambasadës së SHBA, ngrenë shqetësimet se po tentohet të shpëtohen autorët, ndërsa kërkohet zbardhja e ngjarjes plotësisht. Autori i dyshuar i ngjarjes është lënë në masën e sigurisë arrest me burg edhe nga Gjykata e Apelit.
Në emisionin Open në News24, gazetari Elkjer Bushkola tha se pamjet nuk tregojnë momentin e vrasjes. Bushkola shprehet se pamjet tregojnë kur ndodh konflikti, por jo momenti i vrasjes.
Gazetari tha se vetë nga ana e Policisë ka pasur deklarata kontradiktore nga zyrtarët e policisë, çka mund të ketë ngritur dyshime të familja. “Institucionet nuk kanë nxjerrë asnjë mësim nga kjo ngjarje e rëndë. Shqetësimi i prindërve mund të qëndrojë, sikundër nuk kemi asnjë reflektim nga ana e institucioneve. Një muaj nga krimi nuk ka asnjë përfaqësues nga Ministria e Arsimit, nga shkolla, nga institucionet, që të paktën të shkonin për ngushëllim në familjen e Martin Canit”, tha Bushkola.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

