“Populli në Mirditë, sekretari i PD në Tiranë!”/ Qytetari- Berishës: Duhet reformim, deputetët nuk shfaqen kurrë

Gjatë takimit të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, me strukturat lokale të PD-së në Mirditë, një qytetar demokrat u shpreh se ndjejnë mungesën e përfaqësimit real në këtë zonë dhe kërkoi reformim të thellë të partisë.
Qytetari tha se drejtuesit aktualë të degës lokale nuk jetojnë në zonë dhe janë të shkëputur plotësisht nga realiteti i Mirditës.
Gjithashtu ai shtoi se përfaqësuesit e zgjedhur nuk njohin më problemet reale të qytetarëve, ndërsa shkollat dhe shërbimet publike janë mbyllur, duke lënë banorët në harresë.
“Zoti Berisha, partia duhet të reformohet qysh në thelb. Nuk është PD ajo që populli në Mirditë dhe sekretari është në Tiranë.
Nuk është PD ajo kur populli voton në Mirditë dhe deputeti ka 4-5 vjet nuk njihet në Mirditë. Kush mund ti thotë deputet atij që përfaqëson Mirditën dhe nuk thotë asnjë fjalë për Mirditën”, tha ai.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
