Plagosje me armë zjarri në Shënavlash të Durrësit, 24-vjeçari qëllohet në derë të shtëpisë

21 Maj 2024, 23:11 / AKTUALITET ALFA PRESS

Plagosje me armë zjarri në Shënavlash të Durrësit,
Një plagosje me armë zjarr ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit. Një 24-vjeçar i plagosur në këmbë me armë zjarri është paraqitur për ndihmë mjekësore në spitalin e Durrësit.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të banesës të të riut. Policia ka ngritur pika kontrolli dhe vijon kontrollin e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

"Durrës/Informacion paraprak: Në Spitalin Rajonal Durrës, ka shkuar për  ndihmë mjekësore, i plagosur në këmbë me armë zjarri në afërsi të banesës, në rrethana ende të  paqarta, shtetasi E.B, 24 vjeç, banues në Shënavlash.

Në vendngjarje kanë  shkuar forca të shumta të Policisë  dhe  drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijojnë kontrollin e zonës.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit të gatshëm vijon punën për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.", njofton policia e Durrësit.

 

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128