Plagosi dy persona në Sarandë, del fotoja e 52- vjeçarit të shpallur në kërkim

3 Qershor 2023, 17:32 / AKTUALITET ALFA PRESS

Plagosi dy persona në Sarandë, del fotoja e 52- vjeçarit

Personi në foto është Fatmir Jashari, i njohur me pseudonimin “Radari”, i cili plagosi gjatë mesditës së sotme me thikë dy persona, të cilët janë jashtë rrezikut. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00, në lagjen nr.2, Sarandë, ku dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, Jashari ka plagosur me mjet prerës (thikë) Edmond Sulon 54-vjeç dhe Spiro Llambrin 62- vjeç, të dy banues në Sarandë. Edmond Sulo është qëlluar me thikë në kokë dhe poshtë sqetullës.

Plagosi dy persona në Sarandë, del fotoja e 52- vjeçarit

Ja për çfarë është dënuar Fatmir Jashari

Ai rezulton me precedentë penalë dhe mësohet se më herët është arrestuar tre herë për vepra të ndryshme penale. Fatmir Jashari është arrestuar në vitin 2000 ne Korfuz, nën drejtimin e një skafi me të cilin kryente 'trafik droge', ngjarje për të cilen u dënua 2 vite burg. Po kështu është arrestuar në vitin 2009 nga Policia e Gjirokastrës me një sasi prej 50 kg kanabis, por u lirua pas disa muajsh. Është arrestuar në vitin 2013 në Sorone, Bashkia Konispol me 240 kg kanabis.

Gjatë kontrollit te banesës së Fatmir Jasharit në 2009 u gjetën 3 zjarri automatike tip kallashnikov, 2 kilogramë tritol, 680 kapsolla detonatore, ku 50 copë ishin të montuara me fije teli, 50 metra fitil ndezës, 1500 fishekë model 56 (automatiku) dhe 6 krehëra automatiku me fishekë. Ndërsa në vitin 2013 në automjetin që u kap me drogë, i’u gjet 1 kallashnikov ndërsa në banesë disa kapsolla detonatorë.

 

Po ndodh...

ide

receta Alfa

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128