Plagoset me thikë nga bashkëmoshatari i tij 16-vjeçari shqiptar në Itali, ja çfarë dyshohet

Një 16-vjeçar shqiptar është plagosur me thikë në kraharor orët e vona të së shtunës, në zonën Via Cattaneo në Itali nga një bashkëmoshatar i tij për motive ende të paqarta.
Sipas të dhënave paraprake, një nga pistat kryesore që po hetohet nga autoritetet është ajo e një tentative për grabitje që përfundoi në dhunë.
I riu u transportua me urgjencë në spital dhe u shtrua në repartin e terapisë intensive pediatrike me kod të kuq. Pavarësisht plagës së rëndë, ai nuk është në rrezik për jetën.
Bëhet fjalë për një djalë me shtat të fuqishëm, rreth 1.90 metra i gjatë dhe 80 kilogramë peshë.
Hetimet janë në duart e forcave të rendit, të cilat po përpiqen të rindërtojnë ecurinë e ngjarjes. Megjithatë, i riu ka treguar ngurrim për të dhënë informacione të vlefshme për hetuesit.
Për momentin nuk përjashtohen pista të tjera, por motivi i grabitjes mbetet më i besueshmi. Policia po mbledh dëshmi dhe pamje nga kamerat e sigurisë në zonë për të identifikuar autorin e sulmit.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128





