Nuredin Dumani zbulon njohjen me Enver Divën në GJKKO, tregon bisedat: Për vrasje flisnim, jo për deputetë! Kush ishte i pari në listë

I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani , tregoi sot gjatë seancës në GJKKO njohjen e tij me Enver Divën, i akuzuar për vrasjen dy vëllezërve Besmir e Viktor Haxhia në Durrës.
I pyetur nga avokatja e Enver Divës, Dumani zbuloi se është njohur me Enverin që prej vitit 2020.
Ai tha se e ka njohur atë përmes Alban Skonjës, me të cilin ka qenë në burg dikur.
Dumani tha se ka biseduar me Enverin dhe Skonjën për vrasjen e Mir Haxhisë, por më vonë sipas tij Skonja u tërho.
“Ata kërkuan kapar, por nuk i njihja, mendoja mos më gënjenin. I kam dhënë veç 5 mijë euro në Fushë Krujë Enver Divës. Aty ka ardhur Veri bashkë me Besian Xhixhën”, tha Dumani.
“Për vrasje flisnim me Enver Divën , se nuk flisnim për deputetë. Ne komunikonim për ngjarje të ndryshme, për vrasje, plagosje”, i tha Dumani avokates.
Pjesë nga dëshmia e Nuredin Dumanit në GJKKO i pyetur nga avokatja e Enver Divës:
Avokatja e Enver Divës: Si je njohur me Enver Divën?
D: E kam njohur në 2020 nga një person tjetër, Alban Skonja, me të cilin kam qenë në burg dikur.
Av: C’marrëdhënie kishte Skonja me Divën?
D: Ishin shokë prej 2013. Skonja vite tek une. Më kërkonte punë të ndryshme, grabitje, vjedhje, mall. Unë nuk kisha punë tjetër për ti dhënë. Nuk i besoja shumë, se ishte konsumator heroine. I thashë: A mund të bësh një vrasje? I thashë, po të thashë emrin do mbash përgjegjësi. I thashë për Mir Haxhinë.
Ai më tha “do flas me shokët e tij e do të them”. Ai ka shkuar ka takuar Enver Divën dhe pastaj erdhën më takun në Shënavlash.
Biseduam aty me Enverin dhe Skonjën për vrasjen e Mir Haxhisë, por më vonë Skonja u tërhoq.
Ata kërkuan kapar, por nuk i njihja, mendoja mos më gënjenin. I kam dhënë veç 5 mijë euro në Fushë Krujë Enver Divës. Aty ka ardhur Veri bashkë me Besian Xhixhën.
D: Po atë kishte shok. Më tha që ai e bënte punën, pasi bënte vrasje me pagesë.
Av: A e konsiderove të besueshën Enver Divën?
D: Derisa i dhashë kapar i besova. Unë isha punëdhënësi, ai ishte punëmarrësi.
Av: Sa i gatshëm u tregua Enver Diva?
D: Fillimisht u tregua shumë i gatshëm. Unë i dhashë shofer Klevis Allën.
Av: Çfarë flisnit me Enver Divën?
D: Për vrasje flisnim, se nuk flisnim për deputetë. Ne komunikonim për ngjarje të ndryshme, për vrasje, plagosje.
Av: A na e përshkruan listën rendore të atyre që do vrisnit.
D: I pari ishte Dorian Shkoza, i fundit Bujar Çela.
Nuk ka pasur radhë. Ishin 20-30. Kush ishte objektiv më i lehtë vritej i pari.
Av: Pse do të vrisnit Bujar Çelën, se thanë që është në listë?
D: Sepse ishte vëllai o Talos, i shërbente atij.
Av: Pse nuk ti dha lekët direkt Alibej?
D: Se unë isha në kërkim. Unë isha për Klevis Kapllanin aty, dy të tjerët janë paguar.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




