“Nuk e di si do t’i justifikojë”, gazetarja tregon se çfarë u gjet në shtëpinë e Arben Ahmetaj

Paraditen e 9 Marsit tre përfaqësues të BKH, iu prezantuan Erjola Hoxhës, bashkëjetueses së Ahmetajt duke i treguar një mandat kontrolli për banesën dhe aparatet kompjuterike, gjë që Arben Ahmetaj dhe përfaqësuesit e tij ligjorë, e kanë konsideruar të paligjshëm këtë veprim.
Lidhur me atë se çfarë është gjetur në shtëpinë e bashkëjetueses së Ahmetajt, gazetarja Lala ka dhënë më tepër detaje në emisionin “Opinion” në Tv Klan.
Klodiana Lala: Gjykata e Posaçme e urdhëroi kontrollin në disa banesa në datën 9 Mars. Vendimi i gjykatës është zbatuar më pas nga Byroja Kombëtare e Hetimit. Fillimisht është kontrolluar një banesë në pronësi të ish-bashkëshortes të Ahmetajt në kryeqytet. Aty janë bërë të gjithë kontrollet. Në dijeninë time, nuk ka pasur asnjë send të paligjshëm.
Blendi Fevziu: Ata kanë kontrolluar një shtëpi në emrin e ish-bashkëshortes dhe një shtëpi të bashkëjetueses aktuale. Po shtëpinë ku banon Ahmetaj në Tiranë?
Klodiana Lala: Këtë pretendim kanë ngritur avokatët. Vila që ndodhet në zonën e Hamallajt, në kompleks rezidencial është kontrolluar nga Byroja Kombëtare e Hetimit dhe avokatët e kanë kundërshtuar këtë. E kanë kontrolluar me mandate gjykate, sipas avokatëve kjo është antikushtetuese.
Klodiana Lala: Janë gjetur 30 mijë Euro në shtëpi dhe nuk di se si do t’i justifikojë partnerja e Ahmetajt. Më pas janë marrë të dhëna nga disa studio që kanë bërë arredimin e vilës, dizajnin dhe aty janë marrë të gjitha plan-projektet sepse duan të shikojnë në të gjitha këto banesa se nga kush është porositur dhe si është bërë pagesa
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
