Nis dëbora e parë në Korçë, Dardha dhe Vithkuqi regjistrojnë temperatura të ulëta

23 Nëntor 2025, 09:03 / AKTUALITET ALFA PRESS

Nis dëbora e parë në Korçë, Dardha dhe Vithkuqi

Qarku i Korçës ka regjistruar sot reshjet e para të borës në zonat malore, duke përfshirë Dardhën, Vithkuqin dhe Shtyllën në lartësinë 1000 metra mbi nivelin e detit.

Sipas informacioneve nga terreni, në Dardhë borë ka filluar nga Km 9, ndërsa kontraktorët janë duke punuar për mirëmbajtjen e rrugës.

Aktualisht, reshjet janë të lehta dhe qarkullimi i automjeteve zhvillohet normalisht, pa probleme të raportuara.

 

Po ndodh...