Ngjarje e rëndë në Kamzë, 70-vjeçari vret me armë një person dhe plagos një tjetër
30 Nëntor 2023, 15:01 / AKTUALITET

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Laknas. Gazetari Igli Çelmeta bën me dije se raportohet për të shtëna me arm, e si pasojë një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur.
Njoftimi i policisë:
Kamëz/Informacion paraprak
Më datë 30.11.2023, në Laknas, në rrugën “Fatos Shupi”, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi M. M., rreth 70 vjeç, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Sh. H., rreth 55 vjeç, si dhe ka plagosur shtetasin B. K., rreth 50 vjeç.
Shtetasi B. K., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Autori i dyshuar është arrestuar në flagrancë, si dhe është sekuestruar dhe arma e përdorur gjatë krimit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
Nga Patrik Sadikaj
Pse 35 deputetë nga opozita firmosën pro Endri Shabanit si Avokat i Popullit?
Nga Kreshnik Spahiu
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
