
Nga 1912 deri në 1997, cilat ishin ngjarjet historike që përcaktuan të ardhmen e Shqipërisë

Historia dhe ngjarjet e shumta na vijnë në mendje pasi ne kujtojmë data të caktuara që lidhen me ngjarje të rëndësishme.
Pë rata që janë kurioz për historinë më poshtë kemi listuar disa data dhe vitetme të rëndësishme për Shqipërinë nga viti 1912 e deri më sot.
Këto vite dhe data që lidhen me shtetin, politikën dhe ngjarjen që ndikuan më së shumti në formimin e shtetit shqiptar.
28 nëntor 1912, Dita e Flamurit
Më 28 Nëntor, të gjithë shqiptarët, në trojet e tyre dhe kudo jetojnë e punojnë nëpër botë, kremtojnë me krenari dhe emocion, Ditën e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë nga perandoria otomane turke.
Më 28 nëntor 1443 i madhi Gjergj Kastrioti Skënderbeu, tё cilit sivjet i kremtohet jubileu i 550-vjetorit tё vdekjes, ngriti flamurin kombëtar në kalanë e Krujës.
Ndërkaq, më 28 nëntor të vitit 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin kombëtar në Vlorë dhe shpalli pavarësinë e Shqipërisë. Kjo ditë shënon pavarësinë e kombit shqiptar.
Pavarësia e Shqipërisë nga perandoria turke, mjerisht jo e të gjitha trevave shqiptare, pra, u përgatit me vite e vite kryengritjesh, që filluan në viset e ndryshme Arbënore nga Malësia e Mbishkodrës, Mirdita dhe vende e vise tjera, për të përfshirë më vonë krejt Shqipërinë e atëhershme. U desh fillimi i Luftës së Parë Botërore dhe shkatërrimi i perandorisë së xhonturqve, që shqiptarët të kurorëzonin ëndrrën e viteve për një Shqipëri “më vehte, të lirë e të mosvarme”.
7 mars 1914, ardhja e Princ Vidit në Durrës
Princi Vilhelm Vidi arriti në Durrës më 7 mars 1914 në orën 3 pasdite. Rrethet patriotike si dhe përkrahësit e tjerë të Vidit nga radhët e çifligarëve e pritën me entuziazëm ardhjen e tij në Shqipëri, me bindjen se ai do të realizonte aspiratat e tyre nacionale e shoqërore. Për kryeqytet të Shqipërisë Princ Vidi zgjodhi pikërisht Durrësin, ku edhe kishte ndikim të fortë Esat Pashë Toptani. Esat Pasha me qëllim që të siguronte një pozitë me rëndësi në kabinetin qeverisës të princ Vidit, zyrtarisht deklaroi se e mirëpret caktimin e tij për princ të Shqipërisë, por fshehurazi vazhdoi tërë kohën, të nxiste lëvizjen për një princ mysliman në vend.Më 17 mars Vidi formoi qeverinë e re shqiptare, në krye me Turhan Pashë Përmetin, një diplomat i vjetër që kishte qenë ambasador i perandorisë Osmane për 25 vjet rresht në Peterburg të Rusisë. Kabinetin e tij qeveritarë e përbënin: 1. Esat Pashë Toptani-Ministër i Luftës dhe i Punëve të Brendshme; 2. Aziz Pashë Vrioni-Ministër i Bujqësisë dhe i Tregtisë; 3. Myfit bej Libohova-Ministër i Drejtësisë dhe i Kultit; 4. Dr. Mehdi bej Frashëri-Ministër i Financave; 5. Hasan Bej Prishtina-Ministër i Postë-Telegrafikeve; 6. Dr. Mihal Turtulli-Ministër i Arsimit; 7. Prenk Bib Doda-Ministër për Punët Botore.
Kongresi i Durrësit u mbajt nga 25 deri më 27 dhjetor 1918
Kongresi i Durrësit u mbajt nga 25 deri më 27 dhjetor 1918 në qytetin bregdetar të Durrësit.
Përpjekjet për formimin e një qeverie kishin nisur me fillimin e Luftës së Parë Botërore, pas largimit nga Shqipëria të Princ Vidit dhe qeverisë së tij.
Kongresi i Lushnjes i zhvilloi punimet nga 21-31 janar të vitit 1920,
Kongresi i Lushnjes ose zyrtarisht Mbledhja Kombiare Lushje i zhvilloi punimet nga 21-31 janar të vitit 1920, në të cilin u miratua një akt kushtetues për pavarësinë e plotë të Shqipërisë si dhe zgjodhi këshillin e lartë prej 4 vetash ne krye ishte Aqif Tapalloi, që do të kryente funksionet e kryetarit të shtetit dhe një këshill kombëtar me 37 veta. Kryeministër u zgjodh Sulejman Delvina.
Pas kësaj mbledhje, atë pasdreke të 31 janarit të vitit 1920-të, kongresi u dha fund punimeve të tij, duke vendosur Tiranën, për kryeqytet të Shqipërisë.
Lëvizja e qershorit 1924
Lëvizja e qershorit 1924 ishte reagimi politik i opozitës parlamentare shqiptare, pasuesve dhe intelektualëve që gjeti shkak tek vrasja e Avni Rustemit
Emërtimi "Revolucioni Demokratiko-borgjez i Qershorit" i përdorur gjerësisht nga historiografia komuniste, pas viteve '90 u emërtua "Revolucioni i Qershorit".[2] Duke ruajtur termin revolucion, i rrihej synimit për të evokuar për historiografinë e politizuar komuniste, e po ashtu post-komuniste, një precedent historik analog me Revolucioni i tetorit sipas shembullit rus. Pjesëmarrësit i kanë radhitur kujtimet e tyre në zhanrin e memuaristikës, dhe Ali Këlcyra dhe Sejfi Vllamasi e quajnë thjesht Lëvizja e qershorit. Ky revolucion solli Fan Nolin në pushtet.
Shtator, 1928 Shqipëria shpallet mbretëri
Mbretnija Shqiptare, Shqipja standarde e tanishme : Mbretëria Shqiptare) në vitin 1928 Kryetari i Republikës Shqiptare Ahmet Zogu u shpall nga parlamenti Zog I, Mbret i Shqiptareve, Skënderbeu III. Ai ndryshoi mbiemrin nga Zogolli në Zogu. Nëna e tij Sadije Toptani u shpall Nëna Mbretëreshë, kurse familjaret e tjerë morën titujt Princër dhe Princesha. Mbretëria u shpall mbretëri kushtetuese, parlamentare dhe e trashëgueshme.
Pushtimi italian i Shqipërisë (7–12 prill 1939)
Pushtimi italian i Shqipërisë (7–12 prill 1939) ishte një fushatë e shkurtër ushtarake e Mbretërisë së Italisë kundër Mbretërisë së Shqipërisë. Konflikti erdhi si rezultat i politikës imperialiste të diktatorit italian Benito Mussolini. Shqipëria u pushtua në mënyrë të shpejtë. Sundimtari i saj, Mbreti Zogu I u detyrua të largohej në Greqi dhe vendi u bë pjesë e Mbretërisë Italiane si një protektorat në bashkim personal me Kurorën Italiane.
Pushtimin gjerman midis viteve 1943 dhe 1944.
Para armëpushimit midis Italisë dhe forcave aleate më 8 shtator 1943, Shqipëria kishte qenë në një bashkim de jure me Mbretërinë së Italisë. Pas armëpushimit dhe daljes së Italisë nga Boshti, forcat ushtarake gjermane hynë në Shqipëri, duke e futur në sferën e saj të ndikimit.
Gjermanët planifikuan të ndërtonin një Shqipëri të pavarur neutrale e kontrolluar nga një qeveri miqësore ndaj gjermanëve.
Nga viti 1944 deri në vitin 1946, shteti i Shqipërisë njihej si Qeveria Demokratike e Shqipërisë dhe nga viti 1946 deri në 1976 quhej Republika Popullore e Shqipërisë.
Nëntor 1944, instalimi diktaturës në Shqipëri
Gjatë kësaj periudhe, vendi u drejtua nga Enver Hoxha dhe Partia e Punës e Shqipërisë. Ata sunduan Shqipërinë duke vendosur një stil stalinist të administratës shtetërore dhe duke iu përmbajtur politikave që theksonin unitetin kombëtar dhe mbështetjen te prodhimet e brendshme. Kufizimet e udhëtimit dhe të vizave e bënë Shqipërinë një nga vendet më të vështira për t'u vizituar apo udhëtuar. Në vitin 1967, Shqipëria u shpall shteti i parë ateist në botë.
Vitet 1990-1991, rënia e komunizmit
Rënia e komunizmit në Shqipëri filloi në dhjetor të vitit 1990 me demonstratat antikomuniste studentore.
Regjimi diktatorial i Enver Hoxhës përfundoi në vitin 1985, me vdekjen e tij. Pasardhësi Ramiz Alia përpos disa modernizimeve të lehta ndoqi të njëjtin plan qeverisës autokratik.
Në vitin 1989 filluan revoltat e para qytetare në Shkodër, ku njerëzit filluan të shkatërronin statujën e Josif Stalini. Protesta ndoqën në qytete të tjera.
31 mars 1991, zgjedhjet e para pluraliste
Ato zgjedhje kanë hyrë në historinë e vendit si hapi i parë i procesit të demokratizimit të jetës në vend dhe i hapjes së Shqipërisë ndaj botës pas vetizolimit komunist 50-vjecar. Për t’i dhënë një pamje sa më “demokratike”, por edhe për të përfituar nga sistemi, përveç subjekteve të mirëfillta opozitare, pushteti i kohës u kujdes që në këto zgjedhje, krahas PPSH, të merrnin pjesë si subjekte më vete edhe “rripat e transmisionit”, si: Bashkimet Profesionale, Frontin Demokratik, Organizatën e Gruas dhe të Rinisë Komuniste, Organizata e Veteranëve.
Trazirat e vitit 1997
Rebelimi i vitit 1997 i njohur ndryshe edhe si Kriza piramidale, Anarkia në Shqipëri, Lufta Civile ishte një lëvizje antiqeveritare që filloi më 24 janar në Lushnjë dhe përfundoi më 24 korrik 1997, pas dorëheqjes së Sali Berishës si President i vendit. Shkaku i rebelimit ishte falimentimi i skemave piramidale, të cilat morën me vete rreth 1,2 miliardë $ kursime të shqiptarëve.
Opozita arriti të përfitonte nga situata e rëndë dhe i kanalizoi protestat në rrugë politike duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë dhe të Presidentit Berisha. Paaftësia dhe dezertimi në radhët e ushtrisë bëri që vendi te binte në duart e Komiteteve të Shpëtimit Publik dhe bandave të armatosura, e sidomos pjesa jugore. Qendra absolute e rebelimit ishte Vlora.
Artikull nga Alfapress.al
-
Trafiku në Elbasan, mbi 15 km në radhë makinat, policia nuk duket askund
10 Dhjetor, 19:09 -

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128