Nëna e Aleksandër Sadikajt tregon bisedën e fundit me të birin: Para ngjarjes qëndroi në...

Zbardhet dëshmia e nënës së Aleksandër Sadikajt, të riut të vrarë në mënyrë mafioze, duke u hedhur në erë me tritol në automjetin e tij. ngjarja në fjalë ndodhi në rrethrrotullimin e Teg-ut në qershor 2022.
Emisioni “Në Shënjestër” në News24 ka siguruar dëshminë e shtetases me inicialet S. K., e cila ka treguar për policinë edhe dyshimet e saj dhe lëvizjet e fundit të djalit, pak para se ai të vritej.
Sipas informacioneve që ka dhënë nëna e Sadikaj, djali i saj nuk ka qenë i vetëm në këtë hotel, por ishte në shoqërinë e dy personave të tjerë, që i ka identifikuar si; Ledjani dhe Xhoni. Në dosje bëhet e ditur se Ledjani rezulton se e ka këshilluar Sadikajn që makinën e tij tip Golf të bardhë ta çonte në fshatin Kurjan në Fier, te magazinat e dajës së Edmond Papës. Kjo sipas nënës së tij, me qëllimin për ta rregulluar pas një defekti teknik që kishte automjeti.
“Djali im ka qëndruar në hotel ‘Blu Sky’ në Sarandë së bashku me shtetasit Ledjan dhe Xhoni me origjinë nga Fieri dhe banues në Sarandë. Pak kohë para se të vritej, Aleksandri më ka thënë se automjetin tip Golf me ngjyrë të bardhë e kishte lënë disa ditë për ta rregulluar në fshatin Kurjan në Fier, tek magazinat në pronësi të dajës së Edmond Papës. Ai që i sugjeroi djalit tim për ta çuar makinën në Kurjan, ishte Ledjani, i cili është lidhje e ngushtë shoqërore e vëllezërve Papa.”, tha nëna e Sadikajt.
Kjo mesa duket ishte edhe arsyeja përse Aleksandër Sadikaj, ditën që shpërthimi i mori jetën, nuk lëvizte me makinën e tij, por me një automjet tip ‘Mercedes Benz’. Ekspertët e xhenios, konstatuan se ishin vendosur 500 gramë tritol, pikërisht në serbatorin e makinës. Por pas vrasjes së djalit të saj, dhe të thënave që ai i kishte lënë, mbi shoqërinë ditët e fundit me Ledjanin, nëna e Sadikaj kërkoi të kishte një komunikim me të, qoftë për të mësuar edhe diçka nga e vërteta e asaj që ndodhi me djalin e saj. Por ky takim, siç del edhe nga ky rrëfim i saj përpara oficerëve të policisë, nuk u mundësua kurrë, pasi ai mesa duket refuzoi t’i dilte përballë
“Pas vrasjes së djalit tim Aleksandrit, kam kërkuar që të takohem me Ledjanin, të cilit i ka çuar fjalë nëpërmjet Xhinos. Ky i fundit më ka thënë që Ledjani kishte fshirë të gjitha rrjetet sociale dhe nuk dëshironte të më takonte.”, tha nëna e Aleksandër Sadikaj.
Teksa Ledjani, po i fshihej nënës së Aleksandër Sadikaj, kjo e fundit thotë se insistoi deri në fund për të një takim me të. Madje duke shkuar këtë herë vetë në hotelin ‘Blu Sky’ në Sarandë ku qëndronte, ai.
“Pasi pashë që Ledjani nuk donte të më dilte në takim, ndodhur në këto kushte kam shkuar vetë tek hotel ‘Blu Sky’ në Sarandë.
Por edhe këtë herë ai nuk më ka dalë në takim. Për arsye të cilat nuk mi bëri të njohura”, tha ajo.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

