Nën masën “Detyrim paraqitje”, Ajola Xoxa mbërrin në SPAK

18 Prill 2025, 09:49 / AKTUALITET ALFA PRESS

Nën masën “Detyrim paraqitje”, Ajola Xoxa mbërrin

Ajola Xoxa mbërrin në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masës së sigurisë “Detyrim paraqitjeje”.

Xoxa është në hetim për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

Kujtojmë se pak ditë më parë, Gjykata e Apelit të Posaçëm rëzoi kërkesën e Ajola Xoxës, e cila kërkonte rikthimin e celularit të sekuestruar.

Me vendim të GJKKO, me 6 dhjetor, SPAK mori autorizimin dhe kërkonte të kontrollonte telefonin e Ajola Xoxës, bashkëshortes së kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Prokuroria e Posaçme lëshoi 8 masa sigurie më (10 Shkurt), ku ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj u caktua “arrest me burg”, ndërsa ndaj bashkëshortes së tij “arrest shtëpie”.

Gjatë seancës në GJKKO, më 12 Shkurt, për rivlerësimin e masës së sigurisë, togat e zeza zëvendësuan masën për Ajola Xoxën nga “arrest shtëpie” në “detyrim paraqitje”.

 

Po ndodh...

ide