“Mollë sherri” një vajzë, 14-vjeçari në Itali godet me thikë bashkëmoshatarin e tij

12 Shtator 2024, 17:25 / AKTUALITET ALFA PRESS

“Mollë sherri” një vajzë, 14-vjeçari në

Një sherr mes adoleshentësh që ka degjeneruar në përdorimin e thikave është shënuar këtë të enjte në Itali.

Mediat italiane bëjnë me dije se një 14-vjeçar ka goditur me thikë në shpinë bashkëmoshatarin e tij.

“Mollë sherri” për këtë ngjarje ka qenë një vajzë.

Autori është ndaluar nga policia dhe është shoqëruar në komisariat, ndërsa i lënduari ndodhet në spital për ndihmë mjekësore dhe jashtë rrezikut për jetën.

 

 

Po ndodh...

ide