“Më mbaroi nafta”/ Katër të rinjtë u aksidentuan për vdekje në Fushë-Prezë, zbardhet dëshmia e shoferit të betonierës

21 Mars 2025, 11:54 / AKTUALITET ALFA PRESS

“Më mbaroi nafta”/ Katër të rinjtë u aksidentuan

Është zbardhur dëshmia e Aleksandër Krrashit, shoferit 24-vjeçar tw betonierës, me të cilën u aksidentua Benz-i ku udhëtonin 4 të rinjtë që u dogjën brenda mjetit pas përplasjes së fortë.

24-vjeçari ka deklaruar para hetuesve se sapo ka hyrë në rrugën kryesore i është fikur mjeti pas i kishte mbaruar nafta.

Ai ka deklaruar se provoi ta ndezë dy herë dhe më pas ka shkuar në një karburant aty pranë për të marrë naftë. Sipas dëshmisë, 24-vjeçari ka harruar të ndezë bllokazhin e betonieres.

Ndërkohë mësohet se në dëshminë e parë, shoferi nuk ka treguar të vërtetën pasi ka deklaruar se ishte në lëvizje, por më pas ka ndryshuar versionin.

Ndërkohë ka dyshime se 24-vjeçarit i është prishur betonieria dhe më pas iu është fikur.

I riu nuk ka ndezur bllokazhin dhe as nuk ka vendosur në rrugë trekëndëshin që përdoret në rast defektesh kur ngel prishet mjeti.

Po ndodh...

ide