Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Babai i Luisit, i cili ndodhet në fazën e rikuperimit pas një sulmi brutal, ka denoncuar për mediat dy autorët e sulmit ndaj djalit të tij. Ai ka kërkuar arrestimin urgjent të njërit prej dy autorëve, K. B., i cili dyshohet se ka goditur djalin e tij me thikë pas shpine, duke i shkaktuar katër plagë të rënda. Sipas babait të të plagosurit, ngjarja ka qenë një akt i përbashkët i dy personave dhe jo i një autorit të vetëm.
“Luisi për momentin është një fazë rikuperimi, por mbetet ende në intubacion. Luisi është goditur katër herë në trup, një gërvishje ka marrë në dorën e majtë. Katër herë është goditur nga dy persona. Nuk është një autor vrasës, por janë dy autorë vrasës. Dua ta denoncoj para medias suaj, personi i dytë me thikën më të vogël që ka goditur Luisin pas shpine, është K. B..
Kërkoj arrestim të shpejtë, sepse kam marrë vesh se ka marrë prindërit dhe do të largohet nga Shqipëria, ose është larguar. Kjo është deklaratë zyrtare nga policia. K. B. është lënë i lirë, por ai duhet të nxjerrë armën e krimit dhe të shkojë të dorëzohet vetë. Nëse nuk merren masa do të marrim ne në mënyrë private, siç e zgjidhën ata me fëmijët tanë”, tha babai i të plagosurit.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


