Mbajti adoleshenten në banesë pa dëshirën e saj, arrestohet 27-vjeçari! Dyshohet se ka ngacmuar sek*ualisht 15-vjeçaren!
26 Mars 2025, 17:02 / AKTUALITET

Një 27-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi dyshohet se ka mbajtur në banesë, pa dëshirën e saj, një 15-vjeçare.
Blutë e Tiranës bëjnë me dije se dyshohet se autori ka ngacmuar seksualisht adoleshenten.
Gjatë kontrollit fizik, të arrestuarit iu gjet një mjet prerës (thikë)
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3, arrestuan shtetasin E. Gj., 27 vjeç, pasi dyshohet se ka mbajtur në banesë, pa dëshirën e saj, një 15-vjeçare, të cilën gjithashtu dyshohet se e ka ngacmuar seksualisht. Gjatë kontrollit fizik, të arrestuarit iu gjet një mjet prerës (thikë)”, njofton policia.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


