Makinat përplasen “kokë më kokë” në Bulqizë, plagosen dy persona, transportohen drejt spitalit

8 Dhjetor 2025, 13:20 / AKTUALITET ALFA PRESS

Makinat përplasen “kokë më kokë” në

Një aksident rrugorë është shënuar mesditën e sotme në Bulqizë në vendin e quajtur “Ura e Vocit”, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.

Siç shihet edhe nga pamjet njëra nga makinat ka përfunduar jashtë rrugës.

Në vendngjarje ka shkuar menjëherë policia dhe ambulanca, të cilët kanë dhënë ndihmën e parë, ku dhe janë dërguar drejt spitalit të Bulqizës për mjekim.

Sipas policisë dhe grupit hetimorë po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të të aksidentit.



Po ndodh...

ide