Rama vizitë zyrtare në Jordani, kryeministri takohet me Mbretin Abdullah II bin Al-Hussein

8 Dhjetor 2025, 14:09 / POLITIKË ALFA PRESS

Rama vizitë zyrtare në Jordani, kryeministri takohet me Mbretin

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në një vizitë zyrtare në Aman të Jordanisë.

Sot në Ditën e Rinisë (8 Dhjetor) kryeministri u prit me ceremoni nga Mbreti i Jordanisë Abdullah II bin Al-Hussein.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Rama ka publikuar fotot nga mikëpritja e Mbretit të Jordanisë.

“Aman, Jordani – I nderuar nga mikpritja e veçantë e Mbretit të Jordanisë Abdullah II bin Al-Hussein, një monark i respektuar botërisht dhe një mik i çmuar posaçërisht”, shkruan Rama krahas fotove.

Po ndodh...

ide