“Ka qenë fat për mua të luaja përkrah Mesit dhe Ronaldos”, Marselo: Në fushë ishim armiq, pas “El Clasicos” ishim shokë

8 Dhjetor 2025, 12:11 / SPORT ALFA PRESS

“Ka qenë fat për mua të luaja përkrah Mesit dhe

Marselo, një nga më të mirët në Botë si mbrojtës në krahun e majtë ka mbërritur sërish në Madrid, por këtë herë për dy arsye, të shoh djalin e tij 17-vjeçar si dhe të ndjekë Realin e pse jo të japë edhe ai ndonjë mendim për La Ligën. Në nisje ai është përqëndruar te Leo Mesi, ylli i të cilit duket se nuk mund të perëndojë kurrë. 

Është e vështirë, ende po përpiqem ta kuptoj. Ai është thjesht shumë i mirë, dhe për futbollin. Gjithmonë flas me fëmijët e mi, pak më shumë me më të vegjlit, sepse ai shikon shumë video në rrjetet sociale. Ai njeh shumë lojtarë të vjetër, legjenda të futbollit, dhe ata gjithmonë shikojnë video të Kristianos dhe Mesit. Herë pas here më pyet. “Hej baba, a ishte shumë i vështirë të luaje kundër Mesit? Pyetje fëmijësh dhe unë i them.

“Shikoni videot, shikoni nëse ishte i vështirë.” Pata fatin të luaja në atë epokë të mrekullueshme, me Mesin, Kristianon dhe lojtarë të tillë. Pata mundësinë të luaja kundër tij, është diçka që të mbetet në mendje, kujtime të bukura. Më pas një vëmendje I ka kushtuar trajnerëve, pasi si në paradë tek Reali janë ulur më të mirët.

Oh, është e pamundur të veçoj. Kam mësuar nga të gjithë, madje edhe nga Kapelo, i cili nuk më ka luajtur shumë, gjë që e kuptoj plotësisht që kur isha fëmijë, por ai më ka ndihmuar shumë. Mendoj se mëson nga të gjithë, por që kur kam kaluar më shumë kohë me Zidane dhe Ançelotin, kam pasur një marrëdhënie shumë të mirë me ta. Të gjitha kujtimet e mia për Zidane janë spektakolare, dhe të gjitha kujtimet e mia për Ancelotti janë gjithashtu spektakolare. Por kam pasur trajnerë të tjerë me të cilët kam pasur një marrëdhënie shumë të mirë, si Huande Ramos, i cili gjithashtu më ka ndihmuar shumë, Pelegrini. Të gjithë trajnerët kanë pasur diçka të veçantë, ishin të mrekullueshëm. Tani flas me të gjithë, Ikerin, Piken, Pujolin. Luftuam me mish e me shpirt në fushë, por është diçka që e përjetuam dhe diçka e bukur. Grindjet, problemet që patëm janë pjesë e futbollit, por me shumë respekt, gjithmonë duke u përpjekur të mbrojmë Real Madridin dhe ata të mbrojnë Barçën. Gjëra që ndodhin në futboll, por mendoj se ishte një kohë që do të hyjë në histori, po patjetër. Përplaseshim në fushë, por jashtë fushës ishim të gjithë miq. Jo më kot quhen El Clasico” – ka përfunduar Marselo.

Po ndodh...

ide