Lushnjë/ Vodhi një automjet dhe 2 arka kursimi në një market, arrestohet autori! I dënuar më parë për vjedhje

Një 43 vjeçar i cili gjatë mbrëmjes së djeshme vodhi një makinë dhe 2 arka kursimi në një market në fshatin Golem i Vogël ka rënë në prangat e policisë së Lushnjës.
Në banesën e Roland Bicos u gjet makina 2 arkat e kursimit me shuma parash dhe produktet e vjedhura.
Njoftimi i policisë
Menjëherë pas marrjes së njoftimit nga pronari i një marketi, në fshatin Golem i Vogël, se gjatë natës i kishin vjedhur disa produkte dhe 2 arka kursimi me vlera monetare, në marketin e tij, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën për zbardhjen e rastit dhe identifikimin e autorit.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shtetasi R. B., banues në fshatin Golem i Vogël, ka dëmtuar dritaret e marketit në pronësi të shtetasit T. B. dhe ka vjedhur aty, produkte të ndryshme ushqimore dhe 2 arka kursimi me para. Më pas, shtetasi R. B. ka vjedhur një automjet të parkuar pranë këtij marketi dhe ka transportuar me të, produktet e vjedhura, në banesën e tij.
Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan shtetasin R. B., 43 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale "Vjedhja".
Po punohet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


