"Lufta solo" e babait britanik për vdekjen e vajzës së tij në Shqipëri: Nuk do ndalem kurrë derisa të gjej drejtësi
George Gannon deklaron se nuk do të ndalojë kurrë së kërkuari përgjigje për ngjarjet që çuan në vdekjen e vajzës së tij gjatë zhytjes në Shqipëri. 61-vjeçari, nga Stone, Staffordshire, tha në një intervistë me Sky News se ai nuk ka qenë në gjendje të qajë ende pas humbjes së vajzës 29-vjeçare.
Ish-pronari i një furre buke, shtoi se gjatë 12 muajve të fundit ai ka shpenzuar kursimet e jetës së tij duke u përpjekur të kuptojë se çfarë ka ndodhur saktësisht me vajzën e tij.
"Unë kurrë nuk do të ndalem, kurrë, kurrë, derisa të gjej drejtësi".
George dyshon se çfarëdo që kishte ndodhur, kishte shumë kohë që Rebeka të shpëtohej. Ai beson se vdekja e saj mund të ishte parandaluar, jo më pak duke pasur parasysh se uji ku mendohet se ka vdekur ishte vetëm shtatë metra i thellë.
George kujton se ishte 'shtangur' kur mësoi lajmin vitin e kaluar dhe thotë se nuk ka marrë asnjë ndihmë as nga qeveria shqiptare dhe as nga qeveria britanike.
“Sapo kam qenë atje duke luftuar për vajzën time pa asnjë ndihmë dhe kur jam përpjekur të kontaktoj me njerëzit, por ata thjesht nuk flasin. Është sikur e gjithë situata të jetë fshirë nën tapet dhe nuk ka ndodhur kurrë."
Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar tha: 'Ne po ndihmojmë familjen e një shtetasi britanik që vdiq në Shqipëri dhe jemi në kontakt me autoritetet lokale.'
ide
Opozita ‘mos më prek me dorë’
PD në betejë me qeverinë, drejtësinë dhe ndërkombëtarët
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128