Lirimi nga qelia/ Gjokutaj: Gjykata verifikon nëse zonja e Tahirit është e pazonja për tu kujdesur për fëmijët

3 Qershor 2023, 17:22 / AKTUALITET ALFA PRESS

Lirimi nga qelia/ Gjokutaj: Gjykata verifikon nëse zonja e Tahirit

I ftuar në Intervistën e Ditës në SYRI TV me moderatoren Eneida Ndoci, avokati Genc Gjokutaj ka folur nëse 'pastrimi i mëkateve' të Tahirit ishte legjitim apo jo.

Avokati ka theksuar se e drejta e kërkuar për lirim nga ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është ushtruar brenda afateve ligjore.

Por sipas Gjokutaj, është gjykata ajo që verifikon nëse jemi në këto kushte që bashkëshortja e zotit Tahiri është e pazonja për tu kujdesur për fëmijët ose jo dhe gjykata ka vendosur lirimin.

Gjokutaj: Zoti Tahiri është dënuar me 3 vjet e 4 muaj për veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Kur zoti Tahiri ka bërë kërkesën është bazuar në nenin 59/a gërma v e Kodit Penal te alternativat dënimit me burgim, ky aty ka një sërë dispozitash në të cilat flitet për format e vuajtjes së dënimit dhe një nga këto forma është qëndrimi në shtëpi.

Një prej këtyre formave është për ‘baballarët që jetojnë me fëmijët nën moshën 10 vjeç dhe nëna e tyre është e pazonja të rrisë fëmijët’.

Zotit Tahiri i ka mbetur më pak se 2 vite burg, më saktë 19 muaj dhe 11 ditë dhe gjykata ka pranuar gjendjen shëndetësore të zonjës së tij e cila vuan nga krizat kronike që e bëjnë atë të pazonjën për tu kujdesur për fëmijët.

E drejta për ta kërkuar është ushtruar brenda afatit nga zoti Tahiri.

Gjykata është ajo që verifikon nëse jemi në këto kushte që bashkëshortja e zotit Tahiri është e pazonja për tu kujdesur për fëmijët ose jo dhe gjykata ka vendosur lirimin.

 

Po ndodh...