
Lezhë/ Ndalohen dy furgonë me mall kontrabandë

Dy furgonë me mall kontrabandë janë ndaluar ditën e sotme në Lezhë.
Blutë bëjnë me dije se në furgonë janë gjetur një shumëllojshmëri mallrash dhe produktesh me vlerë rreth 1 000 000 lekë të rinj, të papajisura me dokumentet e nevojshme fiskale.
Si rezultat janë proceduar penalisht dy shoferët, konkretisht shtetasit me iniciale, I. Sh. dhe V. D.
Njoftimi i plotë i policisë:
Lezhë/Konstatohen dhe goditen 2 raste të transportimit me qëllim shitjen, të sasive të konsiderueshme të mallrave të papajisura me fatura fiskale.
Transportonin me furgonë, një shumëllojshmëri mallrash dhe produktesh me vlerë rreth 1 000 000 lekë të rinj, të papajisura me dokumentet e nevojshme fiskale, procedohen penalisht me qëllim kryerjen e verifikimeve të mëtejshme, 2 shtetas.
Sekuestrohen mallrat që dyshohet se do të shiteshin në Tiranë, si dhe furgonët me të cilët transportoheshin ato.
Strukturat hetimore të DVP Lezhë, si rezultat i administrimit të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për 2 raste të transportimit të sasive të konsiderueshme të mallrave dhe produkteve të pashoqëruara me faturat përkatëse me qëllim shitjen e tyre në Tiranë, në aksin rrugor “Rrëshen – Milot”, konkretisht në Skuraj, Milot, kanë ndaluar për kontroll 2 automjete (furgonë) që drejtoheshin nga shtetasit I. Sh. dhe V. D.
Gjatë kontrolleve në këto automjete, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe kanë sekuestruar sasi të konsiderueshme mallrash dhe produktesh (artikuj industrialë, tekstile dhe vegla të ndryshme pune) me vlerë rreth 1 000 000 lekë të rinj, të papajisura me dokumentet e nevojshme fiskale, të cilat dyshohet se do të shiteshin në Tiranë.
Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori, për verifikime të mëtejshme, për shtetasit I. Sh., 40 vjeç dhe V. D., 39 vjeç, të dy banues në Kukës, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe i tatimeve”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
ide

Faleminderit Alma që tregove se Bashkë (nuk) Fitojmë!

Bashkë Fitojmë… apo Bashkë Humbisni?!

Edi Rama, minues i demokracisë dhe i korruptuar
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128