Lejuan ndërtime pa leje/ Prokuroria Shkodër çon në gjyq policin dhe tre zyrtarë të IMT-së

12 Dhjetor 2025, 11:28 / AKTUALITET ALFA PRESS

Lejuan ndërtime pa leje/ Prokuroria Shkodër çon në gjyq
Prokuroria e Shkodrës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq një punonjës të policisë të shtetit, kryeinspektorin e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) dhe dy inspektorët të cilët akuzohen se kanë lejuar ndërtime pa leje.

Sipas organit të akuzës, nga hetimet ka rezultuar se më 9 prill 2025, janë marrë të dhëna operative se në fshatrat Pistull dhe Paçram, Njësia Administrative Hajmel, Bashkia Vau i Dejës, po kryheshin ndërtime pa leje dhe se disa prej shtetasve të përfshirë dyshohet se janë favorizuar nga punonjës policie dhe zyrtarë të IMT-së.

Në përfundim të hetimeve, ka rezultuar se zyrtarët kanë kryer veprën penale ‘Shpërdorim detyre’. Në gjyq u dërgua edhe një qytetar për veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës.

Më konkretisht bëhet fjalë për:

• A.D., punonjës i policisë së shtetit, me detyrë ndihmës specialist i policimit në komunitet, pranë Komisariatit të Policisë Vau-Dejës; i akuzuar për kryerjen e veprës penale në rrethanat rënduese të “Moskallëzimi i krimit” sipas nenit 300 të Kodit Penal dhe për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorim i detyrës”, sipas nenit 248 i Kodit Penal, nën masën e sigurimit personal shtrënguese “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, sipas nenit 234 të K.Pr.Penale.

•M.L., me detyrë kryinspektor pranë IMT-sënë Bashkinë Vau-Dejës; i akuzuar për kryerjen e veprës penale në rrethanat rënduese të “Moskallëzimi i krimit” dhe “Shpërdorim i detyrës” parashikuar nga nenet 300-25 dhe 248 i Kodit Penal, nën masën sigurimit personal shtrënguese  “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”;

• J.H., me detyrë inspektore pranë IMT-së në Bashkinë Vau-Dejës, e akuzuar për kryerjen e veprës penale në rrethanat rënduese të “Moskallëzimi i krimit” dhe ‘Shpërdorimi i detyrës’ parashikuar nga nenet 300-25 dhe 248 i Kodit Penal, nën masën sigurimit personal shtrënguese “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”;

•D.Ll., me detyrë inspektor pranë IMT-së në Bashkinë Vau-Dejës, i akuzuar për kryerjen e veprës penale në rrethanat rënduese të “Moskallëzimi i krimit” dhe ‘Shpërdorimi i detyrës’ parashikuar nga nenet 300-25 dhe 248 i Kodit Penal, nën masën sigurimit personal shtrënguese të “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”; dhe

•B.D.; i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” sipas parashikimeve të nenit 301 i Kodit Penal.

 

Po ndodh...

ide