15 nxënës u përfshinë në sherrin që tronditi Shkodrën, policia reagon zyrtarisht: Tre adoleshentë janë në spital, dy prej tyre vëllezër

12 Dhjetor 2025, 12:30 / AKTUALITET ALFA PRESS

15 nxënës u përfshinë në sherrin që tronditi

Një ngjarje e rëndë është shënuar në lagjen Zdrale në qytetin e Shkodrës, ku një përplasje mes një grupi adoleshentësh ka rezultuar në plagosjen me thikë të tre 18 vjeçarëve.

Burime për mediat bëjnë me dije se në sherr kanë qënë të përfshirë 15 adoleshentë, disa prej të cilëve ishin të pajisur edhe me doreza hekuri.    

Policia ka bërë një reagim zyrtar mbi ngjarjen, ku sqaron se ka ndodhjur rreth orës 11:10 në lagjen “Kongresi i Përmetit”. 

Sipas njoftimit të policisë janë konfliktuar për motive të dobëta në rrugë, duke përdorur mjete prerëse, shtetasi A. K. me shtetasit F. Th. dhe K. Th. (vëllezër).Të tre këta shtetas janë dërguar në spital, për mjekim, dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

 Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 11:10, në lagjen "Kongresi i Permetit”, dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta në rrugë, duke përdorur mjete prerëse, shtetasi A. K. me shtetasit F. Th. dhe K. Th. (vëllezër).

Të tre këta shtetas janë dërguar në spital, për mjekim, dhe janë jashtë rrezikut për jetën.          

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Në vijim do të jepet informacion më i plotë për rastin.

Po ndodh...

ide