Kush është efektivi i arrestuar në Portin e Durrësit? U kap me 522 mijë euro vitin e kaluar

Gledis Lushi, oficer policie me detyrë ndihmës kontrollor në Stacionin e Policisë në Portin e Durrësit u arrestua mbrëmjen e kaluar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore me akuzën se kishte lejuar të dilte jashtë vendit një person të shpallur në kërkim nga policia.
Sipas burimeve, Lushi kishte lënë të kalonte shtetasin Elidon Çela, pronari i kompanisë ‘Buon Aventura’, i cili 1 vit më parë u kap me 522 mijë euro të padeklaruara në një furgon në emër të kësaj kompanie që vinte në Portin e Durrësit nga Bari i Italisë.
Pas arrestimit, për të gjykatat e kishin lënë me masë më të butë, por në 14 shtator Gjykata e Lartë riktheu atë në arrest në burg dhe u shpall në kërkim. Por ai ka kaluar në Portin e Durrësit më 17 shtator dhe është lejuar nga polici Gledis Lushi të kalojë në mënyrë të paligjshme. Çela ra në prangat e policisë pasi u rikthye në Shqipëri.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
