Kishte vënë në dispozicion lokalin e tij për lojëra fati, arrestohen pronari dhe një klient

Maliq/ Vihen në pranga një shtetas që kishte vënë në dispozicion lokalin e tij, për të ushtruar veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit dhe një tjetër që u kap duke luajtur në këtë lokal.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, në vijim të operacionit policor të koduar “Basti i fundit”, për goditjen e aktivitetit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, kanë vijuar kontrollet në ambiente të ndryshme dhe në lokale. Si rezultat, kanë goditur një tjetër rast të kësaj paligjshmërie, për të cilin u arrestuan në flagrancë shtetasit K. Sh., 31 vjeç dhe K. Sh., 29 vjeç, banues në Maliq.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia, në fshatin Libonik, në lokalin e 31-vjeçarit, këtij shtetasi dhe 29-vjeçarit, iu gjetën dhe u sekuestruan, 4 aparate celularë që dyshohet se shërbenin për vendosjen e basteve sportive, në të cilët kishin ruajtur edhe bileta lotarie në emër të shtetasve të tjerë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
-
Shkatërrohet familja shqiptare e trafikut, sekuestrohen 585 kg kokaine
29 Shtator, 15:52 -
Irakiani që jetonte në Dubai arrestohet në Shkodër
29 Shtator, 15:51 -
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



