Kanosi përmes telefonit drejtorin e IKMT Shkodër pas prishjes së ndërtesës, procedohet penalisht 38-vjeçari
18 Prill 2025, 14:03 / AKTUALITET

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë nisur procedimin për shtetasin V. M., 38 vjeç, banues në Velipojë, pas një kallëzimi të bërë nga Drejtori i IKMT-së në Shkodër, Emiljan Nika.
Nika ka raportuar se 38-vjeçari e ka kanosur atë përmes telefonit, për motive të dobëta.
Ngjarja dyshohet të ketë lidhje me prishjen e një ndërtimi në Velipojë nga IKMT, ku shtetasi Vitor Marku, i përfshirë në këtë proces, ka kanosur Drejtorin Nika pas ndërhyrjes së Inspektoriatit.
Në lidhje me këtë çështje, V. M. është lënë në gjendje të lirë, ndërsa hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Nga Sidi Hasanaj
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

