Atentati ndaj babait të Roan Brahimit në Lezhë, makina e autorëve u vodh rreth 1 muaj më parë në Peqin
21 Prill 2025, 08:55 / AKTUALITET

Makina e autorëve të vrasjes së Gjovalin Prendi në Lezhë rezulton e vjedhur në Peqin në 13 mars të këtij viti.
Hetuesit vijojnë të kërkojnë detaje për atentatin ndaj babait të Roan Brahimi, i ekzekutuar në Athinë në 9 maj 2024, person i skeduar për disa ngjarje kriminale. Makina e vjedhur u gjend e djegur në fshatin Gjormë.
Dyshohet se autorët ishin 3 persona, dy zbritën nga makina dhe qëlluan 64-vjeçarin në lokalin e tij në Pllanë të Lezhës. Në bar kafe ndodhej edhe bashkëshortja e viktimës, por ajo ka heshtur para hetuesve për autorët.
Pas vrasjes në Lezhë, në Tiranë u shënua një tjetër atentat me 4 të plagosur dhe hetuesit dyshojnë se dy ngjarjet kriminale kanë një pistë, hakmarrje ndaj familjarëve të Roan Brahimit.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Nga Sidi Hasanaj
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

