Atentati mafioz në Elbasan, pronari i karburantit u ekzekutua brenda makinës! Detaje të reja

30 Nëntor 2025, 21:32 / AKTUALITET ALFA PRESS

Atentati mafioz në Elbasan, pronari i karburantit u ekzekutua brenda

Një biznesmen është gjetur i pajetë mbrënjen e sotme në Elbasan. Sipas informacioneve paraprake, biznesmeni Edmond Mëhalla është qëlluar me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të karburantit në pronësi të tij në unazën jugore të qytetit. Ai është gjetur i plagosur brenda makinës së tij, dhe ka ndërruar jetë pak çaste më pas.

Sipas burimeve dyshohet se janë dy autorë të përfshirë.

E gjithë zona është e survijuar nga kamera dhe qarkullimi kur ka ndodhur krimi ka qenë shumë i lartë.

Atentati duket që ka qenë i mirë-organizuar, pasi atentatorët janë larguar pasi janë bindur që personi që ishte objektivi ka ndërruar jetë.

Forca të shumta të policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po hetojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

Po ndodh...