“Hetimet po fokusohen te udhëtimet e 27-vjeçarit”, gazetari jep detaje për vrasjen e djalit të ish-gjyqtarit

Gazetari Xhevahir Zhabina deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN Tv se vrasja e Klaudio Prendit, djalit të ish-gjyqtarit të Krimeve të rënda, Fran Prendi nuk ka lidhje me detyrën që ka patur ky i fundit.
“Për shkak të komunikimeve që kam patur, nuk mendoj se ka të bëjë me detyrën e babait. Mendoj se nuk është pista për shkak të detyrës. Grupi hetimor po fokuson punën te udhëtimet që ka patur 27-vjeçari drejt vendeve të Europës. Këtu është fokusuar puna e grupit hetimor. Dhe më pas nëse ky konflikt apo aktivitet është importuar drejt Tiranës.
Nuk kanë lënë shumë prova në vendin e ngjarjes. Nga mënyra si lëvizi makina, kanë qëlluar 7-8 plumba dhe kanë djegur mjetin. Është gjetur arma e krimit, që nuk është ndonjë provë e fortë, për shkak të dëmtimit që ka marrë. Fokusi është ky, nuk mendoj se ka të bëjë me detyrën”.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


