Hetimet për vetëvrasjen e 17-vjeçares në Gjirokastër, Prokuroria hedh poshtë pistën e bullizimit! Letra e gjetur në banesë nuk ishte lamtumire, pritet hapja e telefonit për zbulimin e së vërtetës

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me hetimet për vetëvrasjen e një 17-vjeçarjeje në Gjirokastër. Mësohet se deri në këtë fazë të hetimeve janë marrë në pyetje rreth 30 persona, përfshirë prindërit, të afërmit, mësuesit dhe shokët e shkollës.
Si rezultat, nuk ka prova konkrete se bullizimi ka qenë shkak për këtë tragjedi. Prokuroria pret hapjen e telefonit të viktimës, pasi përmes komunikimeve të saj mund të hidhet dritë mbi të vërtetën.
Burime për News24 bëjnë me dije se sa i takon letrës që u gjet në sendet e vajzës, Prokuroria hedh poshtë aludimet se mund të ishte një letër lamtumire, që e mitura e kishte lënë përpara finalizimit të aktit ekstrem. Sipas tyre, letra ishte një detyrë shkollore në lëndën e gjuhës angleze, që vajza e ka realizuar gjatë kohës kur ishte nxënëse në sistemin 9-vjeçar.
Hetimet janë përqendruar edhe në ngjarjet e ndodhura në klasën e vajzës ditën kur kreu vetëvrasjen.
Sipas atyre që është arritur të mësohet, gjatë një orëve të mësimit e mitura mbante mbi bankë telefonin e saj, ndërsa mësuesja i ka kërkuar ta hiqte atë.
Vajza kishte shprehur kundërshtime ndaj mësueses, një ndryshim nga sjellja e saj e mëparshme, ku përshkruhet si person i qetë.
Gjithashtu, dy psikologë janë përfshirë në hetime për të analizuar ndikimet emocionale të të prekurave nga kjo tragjedi, ndërsa hetimet vijojnë.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




