
Habit Fatos Lubonja: Vangjush Dakon e arrestoi mafia, është propagandë, mos e besoni

Fatos Lubonja ka komentuar arrestimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako. Ai tha se arrestimi i tij është propagandë.
“Është çështja se kush është protagonisti i kësaj ngjarjeje. Drejtësia apo politika? Kjo është një kulturë e propagandës dhe dukjes që bën ky regjim që kontrollon dhe drejtësinë. Pyetja është kush e bën propagandën, Rama, amerikanët apo SPAK-u.
Është Edi Rama që ka frikë amerikanët që e kanë legjitimuar apo çfarë është? Këtu e shoh pikëpyetjen, por ka dhe kontradikta. Njerëzit më të afërt të Ramës po diskreditohen.
Ishte Saimir Tahiri, Lefter Koka, Arben Ahmetajn, Dakon tani. Pyetja është nëse i intereson Ramës apo po e shtrëngon diçka apo dikush. Nëse është 100% në kontroll pse duhet Rama t’i fusë brenda, pra duhet të jetë dikush tjetër si amerikanët”, – u shpreh Lubonja.
Lubonja tha se Vangjush Dako u arrestua nga mafia, duke iu referuar Ramës, natyrisht.
“Ai që kapet nuk duhet të flasë, nuk duhet të ndëshkohet. Do sakrifikojmë disa. Pyetja është pse duhen sakrifikuar? Janë persona që nuk është se nuk i kanë bërë këto gjëra, madje kanë bërë më shumë.
Ligji mes tyre është ne nuk ju lëshojmë por as ju mos na lëshoni. Kemi të bëjmë me një mafia shtet që nuk mundet të zbërthehet kollaj sepse pjesë është edhe drejtësia që nuk heton e nuk shkon më larg”, – ka shtuar Lubonja.

Ekzekutimi politik i Lul Bashës si kryeobjektivi i Mcgonigal
ide

Të vërtetat që nxori në pah rasti ‘McGonigal’


“Përfaqësuesi Rus në OKB na kujtoi sërish modelin Rus të Qeverisjes”
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128